Home Lajme Deda: Hiç nuk befasohem nëse edhe LDK-ja ose edhe PDK-ja dalin të parat në zgjedhje

Deda: Hiç nuk befasohem nëse edhe LDK-ja ose edhe PDK-ja dalin të parat në zgjedhje

0
Deda: Hiç nuk befasohem nëse edhe LDK-ja ose edhe PDK-ja dalin të parat në zgjedhje

Opinionisti Ilir Deda tha se nuk do të befasohej nëse partitë opozitare aktuale, LDK dhe PDK, të dalin të parat në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në Rubikon të Klan Kosovës, ai tha se nëse gjatë një mandati të plotë qeverisës, ajo parti duhet të dalë jashtë qeverisë.

“Më 2021, me të drejtë populli pat ndëshkuar ata që e patën ngufatur shtetin dhe që e patën kapur shtetin. Më 2025, duhet njëjtë të ndëshkohen këta të rinjtë që janë duke e ngufatur e kapur shtetin dhe që janë duke u dëshmuar. Duhet të shohim a jemi bërë shoqëri parimore, apo asi shoqërie që themi ‘hajni im është më i mirë se hajni yt’”.

Ai tha se numri i të papërcaktuarve është më i madhi në Prishtinë, dhe sipas tij, ky numër do ta bëjë diferencën.

“Unë nuk i besoj asnjë sondazhi. Nuk do të befasohesha nëse LDK-ja ose PDK-ja dalin të parat, por nuk befasohem as nëse LVV-ja të mbërrijë afër 50 përqindëshit. Nuk i përjashtoj këto sepse popullata e papërcaktuar do t’i japë drejtim Kosovës”, u shpreh Deda në Rubikon.

Exit mobile version