Opinionisti Ilir Deda, ka komentuar procesin e gjyqit special respektivisht dëshmisë së ish-zyrtarit amerikan, James Rubin, i cili është njëri ndër më të rëndësishmit në situatën për të cilët ish-krerët e UÇK-së po mbahen në paraburgim tash e pesë vite në Hagë.
Ai u shpreh në Rubikon se dëshmia e tij, nënkupton hapur se SHBA nuk lejon të njolloset angazhimi i saj, kjo referuar kontributit të faktorit amerikan në çlirimin e Kosovës nga regjimi gjenocidal i Sllobodan Millosheviq.
”SHBA nuk e lejojnë që angazhimi i tyre të njolloset”.
”Ata që dëgjojnë e kuptojnë se çka du me thanë me këtë se SHBA nuk lejon me u diskreditu roli i tyre”.
”E sa i përket rolit të Shteteve të Bashkuara në përgjithësi, pa ta ne nuk e kishim pasë lirinë”.
”Kjo administratë nuk është e durueshme, nuk është shumë përkdhelëse, këto lojërat kot të nivelit ballkanik nuk i toleron, dhe javën e kaluar erdh hapi i parë – pezullimi i Dialogut Strategjik, që duhej të fillonte në dhjetor”.