Opinionisti Ilir Deda sonte në “Rubikon” në Klan Kosova foli në lidhje me deklaratën e sotme të presidentes Vjosa Osmani, duke thënë se ishte pak më e butë.
Ai u shpreh se deklarata në Uashingon ishte më e fortë dhe tha se sot nuk duhej të thirrej në deklaraën e Ministrit në detyrë, Ejup Maqedonci.
“Deklarata në Uashington ka qenë më e fortë sesa kjo sot në konferencë për shtyp. Kjo është pak më e butë dhe mendoj se nuk ka pasur nevojë thirret në deklaratën Ministrit në detyrë, Maqedoncit, sepse deklarata e Maqedoncit është hedhur poshtë nga NATO”.
“Unë prita pak më shumë edhe sa i përketë jo sqarimit të informatave çka apo kush i ka treguar, apo si i kanë ardhur, por cili ka qenë ai veprim të cilin ka dashur ta ndërmerr Serbia, e dyta prapë nuk pati thirrje për themelim të Kuvendit, nuk pamë që ka ndonjë iniciativë që të takohet me liderët e partive politike këtë javë”, u shpreh Deda.