21 C
New York
Sunday, August 10, 2025

Buy now

Deda: Berisha e Rama kanë rol në ecjen historike të Shqipërisë

- Advertisement -

Analisti politik, Ilir Deda, ka shprehur bindjen se ekziston një dakordancë që publikimi i rezultatit të zgjedhjeve të bëhet më ngadalë.

Kjo sipas është bërë që t’i iket gjaknxehtësisë dhe prishjes së ditës së zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri.

“Ne sot kemi parë reagime të institucioneve dhe policisë e KQZ-së, njëjtë si te ne. Është bërë shumë punë atje që kjo ditë të jetë kështu si po del dhe pavarësisht çka mendojnë njerëzit për Sali Berishën dhe Edi Ramën, të dy e kanë rolin e tyre në ecjen historike të Shqipërisë”, tha Deda në Rubikon në Klan Kosova.

Tutje, Deda tha se etapa e NATO-s i takon kryetarit të PD-së, Sali Berishës, ndërsa transformimi i Shqipërisë si vend turistik dhe ndryshimi total i imazhit të shqiptarëve në Evropë, i takon sipas tij, Edi Ramës së PS-së.

Të ngjashme

Të fundit