Barcelona po shikon mbrojtësin e krahut të Monacos, Caio Henrique.
Sport raporton se drejtori sportiv i Barcelonës Deco është në kërkim të dy mbrojtësve të rinj për sezonin e ardhshëm.
Në kërkimin e një mbrojtësi të majtë, Barcelona dëshiron të gjejë një zgjidhje afatgjatë, duke sjellë një lojtar që mund të sfidojë seriozisht Alejandro Balden për një vend titullari.
Henrique është një objektiv i katalanasve. Braziliani ka qenë i lidhur me Barcelonën në disa raste.
Anësori është edhe një herë në listën e Decos për nënshkrimet e mundshme verën e ardhshme. 27-vjeçari ka dhënë një asistim në 14 ndeshje konkurruese për Monacon këtë sezon.
Kontrata e tij me klubin e Ligue 1 zgjat deri në verën e vitit 2027.