Deçiç ka arritur të kualifikohet tutje në raundin e dytë të Ligës së Konferencës.
Ekipi shqiptar nga Tuzi i Malit të Zi u mposht 2:1 në ndeshjen e kthimit në Maqedoninë e Veriut ndaj Sileks.
Por, ekipi i Deçiç u kualifikua tutje falë fitores 2:0 në ndeshjen e parë në shtëpi, të zhvilluar para një jave.
Në raundin e dytë, ekipi shqiptar do të përballet me skuadrën mjaft të fortë, Rapidin e Vienës.