Sot, Deçani ka nderuar me titull “Qytetar Nderi”, gjeneralin amerikan Arthur Garffer.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook.
Ai thotë se ky vlerësim pos gjeneralit Garffer, i dedikohet secilit ushtar amerikan që ka dhënë kontribut për lirinë dhe popullin tonë dhe sot shërbejnë me përkushtim për paqe e siguri në Kosovë.