Komuna e Deçanit e ka nderuar me titullin “Qytetar Nderi” gjeneralin amerikan, Arthur Garffer.
“Ky vlerësim buron nga zemrat e njerëzve të Deçanit dhe i dedikohet jo vetëm kontributit personal të Gjeneral Garffer, por edhe secilit ushtar amerikan që ka dhënë kontribut për lirinë e popullit tonë dhe sot shërbejnë me përkushtim për paqe e siguri në Kosovë” shkruan Ramush Haradinaj në njoftim.