22.5 C
New York
Wednesday, September 17, 2025

Buy now

Debuton Zhegrova dhe ndihmon Juventusin të marrë një pikë me Dortmundin

- Advertisement -

Edon Zhegrova hyri vonë në lojë, kur Juventusi pësoi golin e katërt, pranë rezultati 2:4 në minutën e 87-të, por kaq pak minuta mjaftuan që ylli i Kosovës të lë gjurmë dhe të nis suksesshëm aventurën te ekipi i ri dhe në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi anësor i Kosovës debutoi me Juventusin, dhe tregoi formën e tij nga krahu i djathtë dule treguar se ka lënë prapa lëndimin dhe mungesën prej më shumë se 9 muajsh.

Zhegrova ndezi lojën e “Zonjës së Vjetër”dhe skuadra shënoi dy herë në shtesë për rezultatin final 4:4.

Për 45 minuta nuk u shënua asnjë gol, por ndeshja në Torino u ndez me të nisur pjesëloja e dytë.

Mysafirët hapën sfidën me një gol të bukur nga Adeyemi (52’) por edhe më i bukur ishte goli i barazimit nga Kenan Yildiz, nëntë minuta më pas.

Vetëm 120 sekonda pati festë në Torino, pasi Dortmundi shënoj edhe njëherë, me Nmechan një tjetër gol mjeshtëror.

Vlahoviq i futur në pjesë të dytë shënoi për 2:2 pas asistimit të Yildiz por verdhezinjtë rikthyen edhe njëherë avantazhin me Yan Couto (74’).

Dortmund e konfirmoi fitoren dhe trepikëshin e parë, me golin e katërt në ndeshje pas penalltisë së fituar në minutat e fundit të ndeshjes të cilën e ktheu në gol Bensebaini (86’).

Pas këtij goli vendësit shënuan për 3:4 me Vlahoviq derisa Zhegrova ishte vendimtar te goli i katërt duke e nisur aksionin që u konkretizua nga Lloyd Kelly për një pikë në shtëpi në start të Ligës së Kampionëve.

Të ngjashme

Të fundit