8.6 C
New York
Wednesday, March 12, 2025

Buy now

Dëbora bllokon rrugët në Greqi, qeveria nxjerr ushtrinë

- Advertisement -

Reshjet e dendura të dëborës dhe ulja e temperaturave kanë sjellë probleme të shumta në Greqi, ku qeveria ka nxjerrë në rrugë ushtrinë për të ndihmuar në hapjen e rrugëve dhe largimin e mijëra automjeteve të bllokuara në akset e periferisë të Athinës.

Ndonëse autoritetet kishin paralajmëruar banorët që të shmangin lëvizjet e panevojshme, sërish mijëra grekë dolën në rrugë me automjetet e tyre por pa zinxhirë ose goma dimërore, duke krijuar kaos në trafik.

Më herët ministri i emergjencave civile Kristos Stilianidhis, tha se pritet një natë e vështirë në zonën e Atikës, Evias dhe ishujve të Egjeut.

Ministria e mbrojtjes dërgoi qindra forca ushtarake për të çbllokuar arteriet kryesore, ndërsa mbrojta civile u bëri apel banorëve të qëndrojnë në shtëpi pasi edhe gjatë 24 orëve të ardhshme situata pritet të jetë e njëjtë.

Autoritet vendosën që të martën të jenë të mbyllura të gjitha bizneset e zonave të prekura, ndërsa janë vënë në gatishmëri të plotë gjithë mekanizmat shtetëror.

në Athinë u mbyllën shkollat zyra dhe institucione. Qeveria greke u ka bërë me dije punonjësve të administratës publike se për shkak të situatës së rënduar mund të mos shkojnë në punë gjatë ditës së martë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit