Debatik Curri, do të udhëheq me klubin e Gjilanit, pas konfirmimit nga skuadra përmes rrjetit social Facebook.
Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, dhe së fundit trajneri i Prishtinës e ndihmës-trajneri i Suharekës, Curri do të zë vendin e Ardian Nuhiut, i cili u shkarkua dy javë më parë.
Klubin në ndeshjen e fundit e ka udhëhequr ndihmësi Orhan Abdi, derisa skuadra u mposht në derbin gjilanas nga Drita 1:2.
Kjo në fakt ishte disfata e pestë sezonale e Gjilanit, nga tetë ndeshjet e zhvilluara, duke zënë vendin e fundit në tabelë me vetëm shtatë pikë.
Curri së fundit ishte ndihmës i Shpëtim Duros te Suhareka, derisa skuadra luante në Superligë, ndërsa si kryetrajner ai ka udhëhequr më parë Prishtinën, duke e fituar edhe Kupën e Kosovës.
41-vjeçari ka nisur punën te klubi gjilanas, ndërsa testin e parë do ta ketë më 18 tetor në udhëtim te Prishtina e re.