Pas një starti jo të mirë të sezonit, Ardian Nuhiu dhe Gjilani i ndanë rrugët.
Vendin e tij e zuri ish-trajneri i Prishtinës, Debatik Curri, i cili sot mori fitoren e tij të parë në krye të Gjilanit, në debutimin e tij.
Gjilani fitoi 1-0 në udhëtim te Prishtina e Re, ekipi i promovuar këtë edicion në Superligën e Kosovës.
Golin e fitores për gjilanasit e shënoi sulmuesi, Senad Jarovic në minutën e 82-të të takimit.
Pas tri pikëve të fituara në “Sami Kelmendi” në Lipjan, Gjilani shkon në kuotën e 10-të pikëve pas nëntë ndeshjeve, duke mbajtur pozitën e shtatë në tabelën e klasifikimit.
Në anën tjetër, Prishtina e Re e drejtuar nga Shpëtim Babaj zë vendin e fundit në tabelë me shtatë pikë të tubuara në nëntë xhiro.