6.5 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Debati Qeveri – LDK, Mehmetaj: Hekuran amateri, a po të ngon motra e këshilltares së Kurtit?

- Advertisement -

Analisti Lirim Mehmetaj është inkuadruar në debatin në mes të deputetes Hykmete Bajrami dhe ministrit të Financave, Hekuran Murati, në lidhje me shpenzimet e naftës nga veturat qeveritare.

Ai ka bërë me dije se zyrtarët e LDK-së po e tregojnë atë që është evidentuar në raportin e Auditorit të Përgjithshëm.

Në profilin e tij në “Facebook”, Mehmetaj e ka pyetur ministrin e Financave, nëse po e dëgjon Vlora Spancës, Auditorja e Përgjithshme e Kosovës, e cila është motër me Valbona Mehmetin, këshilltaren e kryeministrit Albin Kurti.

“Hekuran amateri, a po të ngon motra e këshilltares së Kurtit? Raporti Vjetor i Auditimit për vitin 2023 është publikuar në gusht. Ama Hekuran Mercenari, çuditërisht, e pa të udhës ta vërej veç tash (në nëntor) se paska mundësi që është ndonjë gabim aty (pasi që i dolën sheshazi shpenzimet marramendëse). Për ata që nuk e dinë, raporti vjetor i auditimit si draft i shkon Hekuran Muratit, pastaj publikohet – pse nuk i vërejte gabimet aty? Tash, me shumë gjasë pushteti i bën presion Vlora Spancës, e cila është Auditore e Përgjithshme e Kosovës dhe përgjegjëse për raportin. Me siguri, ajo del me ndonjë sqarim që i përshtatet pushtetit. Mos harroni, Spanca është motra e Valbona Mehmetit, këshilltare e kryeministrit Albin Kurti (të paktën ka qenë në kohën kur kjo është zgjedhur në këtë pozitë). Ju i keni kapë institucionet. Ju mbase edhe keni me i mbajt dhe me shtrëngu kapjen. Ama me rëndësi është që populli po e din”, ka shkruar Mehmetaj.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit