-7 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Debati për shëndetësinë/ Përplasen ashpër Kollçaku e Zemaj

- Advertisement -

Replikë e ashpër është zhvilluar sot në Komisionin për Shëndetësi, ndërmjet kryetares së Komisionit, Fatmire Kollçaku dhe deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj.

Në kohën kur po largohej nga Komisioni ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, u largua edhe ish ministri Armend Zemaj i cili theksoi se kanë shkuar në Komision të komunikojnë me ministrin Latifi dhe jo me vartësit e tij.

Pas kësaj, reagoi deputetja e LVV-së, Fatmire Kollçaku, duke thënë se kujt s’i pëlqen mund të largohet.

“Ne kemi ardhur me komuniku me ministrin…këta janë vartësit e tij… Përgjegjësia është politike….”, tha Zemaj.

Ndërsa më pas Kollçaku tha “Me dy të ftuarit tjerë mund të vazhdojmë, kujt nuk i pëlqen mundet me u  largu”.

“Ish ministri po largohet bashkë me ministrin…. Nuk po mundesh me dal nga petku i ministrit… Sa zor është me pas një ish ministër deputet…”, iu drejtua Kollçaku, Zemajt.

“Nuk po mundem me dëgju demagogjinë tënde dhe të kësaj mazhorance”, shtoi tutje Zemaj.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit