5.1 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Debati për shaminë, Blerim Latifi e quan Kim Mehmetin “faqezi anadollak”

- Advertisement -

Profesori i Filozofisë, Blerim Latifi, e ka quajtur shkrimtarin Kim Mehmeti, “faqezi anadollak”, pas deklaratave të këtij të fundit për shaminë.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Latifi shkruan se ndër shekuj etika shqiptare është lidhur me etikën e fytyrës.

“Etika shqiptare është etika e fytyrës. Dhe kjo ma së miri shihet në shprehje të tilla si: Qofsh faqebardhë!, A ki ftyrë ti?, Ta marroftë Zoti ftyrën!, Me ruejt ftyrën! Shembujt janë të panumërt. Akuza ma e madhe morale ndër shqiptarë gjithmonë ka qenë dhe është kur i thonë dikujt: O i paftyrë! Ka qindra shembuj të tjerë. Në etikën shqiptare fytyra është sinonim i vetë ndërgjegjës. Dhe kjo ma së miri shihet në shprehjen: Qofsh ftyrëçelë!”, shkruan ai.

Tutje ai ka shtuar se shkrimtari Kim Mehemti po keqpërdorë fjalët e gjuhës shqipe, për siç shkruan “justifikuar agresionin vahabist mbi fytyrat e grave shqiptare.”

“Tregojani këto atij faqeziut anadollak në Shkup, Kim Mehmetit, që po i keqpërdorë fjalët e shenjta të gjuhës shqipe për ta justifiku agresionin vahabist mbi fytyrat e grave shqiptare”, përfundon postimi i Blerim Latifit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit