Në garën e djeshme zgjedhore, pas mbylljes së vendvotimeve u bënë publike Exit Poll-et.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti i bëri thirrje organeve të sigurisë e drejtësisë që të hetohen kompanitë që realizuan anketimet me qytetar.
Por, ndaj kësaj kërkese reagoi ashpër juristja e mediave, Flutura Kusari.
Ndërkaq, Asociacioni i Gazetarëve, thirrjen e liderit të Vetëvendosjes e cilësoi si të rrezikshme.