Mes shumë diskutimesh e debatesh që ndodhën mbrëmjen e djeshme në Prime-n e radhës së “BBVIP”, vëmendjen e mori një deklaratë e Luizit në lidhje me Efin, teksa këngëtari përdori si argument kundër ish-mikeshës së tij, faktin që ka qenë në “Për’puthen”, cka e bën një vajzë që ai dhe askush nuk do ishte krenar ta kishte motër apo partnere. Paragjykim ky që sigurisht u kundërshtua si nga vetë Efi, po ashtu edhe nga banorët e tjerë, por edhe nga Arbana Osmani.