8.8 C
New York
Saturday, November 16, 2024

Buy now

Debati dhe ofendimet mes Luizit dhe Maestros, reagon bashkëshortja e Armaldos: “Mesazhet nga fansat e Luizit nuk i toleroj”

- Advertisement -

 

Loja e dashuri-urrejtes mes Armaldos dhe Luizit ditët e fundit, e nisur nga këngëtari me mendimin që Maestro të shpallet sërish i preferuar i publikut, ka marrë një tjetër “kthesë” mbrëmjen e djeshme, teksa debati mes tyre ka agravuar në tone të larta dhe në përdorimin e shprehjeve gati ofendues. Madje atë “gati” dhe mund ta heqim fare.

Epitetet e ndryshme që Luizi ka përdorur ndaj Maestros, në kuadër të lojës ose jo, nga Armaldo më shumë se njëherë janë marrë si ofendime, sigurisht kanë ndikuar edhe në gjendjen e tij në shtëpi ku është parë në gjendje jo të mirë emocionale dhe kjo gjë ka bërë edhe që banorët e tjerë të përfshihen në diskutim dhe të kundërvihen ndaj Ejllit. Ndërkohë Kllogjeri gjatë pasdites së sotme ka ndërmarrë edhe një “fushatë sensibilizuese” ndaj bullizimit dhe asaj që ai e quan dhunë verbale në shtëpi, në të cilën Luizi vetë nuk ka marrë pjesë, por pjesa më e madhe e konkurentëve e kanë mbështetur.

Në lidhje me atë që ka ndodhur ka pasur edhe reagime nga jashtë, jo vetëm nga fansat e reality show-t dhe mbështësit respektivë të banorëve, por edhe nga bashkëshortja e Maestros, e cila ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me atë që Armaldo po përjeton.

Teksa shpreh gjithë mirënjohjen për mbështetjen që ka marrë, ajo thotë se i mirëkupton gjërat që ndohin brenda në shtëpi, por jo ofendime që shkojnë në nivelin e ditëve të fundit, të cilat bashkëshorti i saj i ka marrë nga Luizi dhe i ka duruar. Po ashtu ajo shprehet se nuk i toleron mesazhet që i vijnë në cdo moment nga fansat e këngëtarit e që e bëjnë shumë të ndjeshme, sidomos tani që është në pritje të ëmbël.

Debati dhe ofendimet mes Luizit dhe Maestros, reagon bashkëshortja e

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit