25.8 C
New York
Saturday, September 6, 2025

Buy now

Debate në KQZ për Listën e Votuesve, përplasje mes përfaqësuesve të VV-së dhe Listës Serbe

- Advertisement -

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur sot mbledhjen e radhës me rend dite certifikimin e Listës së Votuesve për Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe Kuvendet Komunale.

Në këtë mbledhje, anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje patën debate të ashpra me anëtarët e Listës Serbe, raporton Ekonomia Online.

Anëtari i VV-së në KQZ, Alban Mehmeti, ka reaguar ashpër ndaj përfaqësueses së Listës Serbe, duke e akuzuar atë se përfaqëson një subjekt të përfshirë në aktivitete kriminale dhe terroriste.

“Edhe në mbledhjen e shkurtit, edhe çfarëdo takimi do ta vë përballë që je përfaqësuese e një subjekti që është i përfshirë në aktivitete kriminale dhe terroriste. Edhe në shkurt edhe tani e shpërfaqni një qëllim me i shkel të gjitha subjektet politike serbe, për të krijuar një hegjemoni. Por na është imponuar nga gjykatat, le ta shohin se çka kanë bërë, kur nuk e ndal me gisht edhe me dorë nuk mundesh me ndal edhe me përpjekje më të mëdha, ta shohim kur vijnë zgjedhjet. Arsyeja e vetme që kërkohet numri më i madh i njerëzve është me vazhduar terrorin e qytetarëve që janë komunitet i tyre.”

Ndërkohë, anëtari tjetër i VV-së, Sami Kurteshi deklaroi se është pro formimit të listave zgjedhore, por kundër përfshirjes së përfaqësuesve të Listës Serbe dhe subjekteve të tjera të ngjashme, duke theksuar se ka arsye të shumta për këtë qëndrim.

“Unë jam për miratimin e kësaj formule, por po e them qartë: kundër pranisë së anëtarëve të Listës Serbe. Edhe nëse ka të subjektit politik Serbs Demokracia, unë jam kundër pranisë së tyre. Kam arsye të shumta, nuk dua ta zgjas. Jam pro formimit të listave, jam kundër pranisë së anëtarëve të Listës Serbe.”

Në anën tjetër, përfaqësuesja e Listës Serbe në KQZ, Gordana Llaban, u ankua për vonesën në shpërndarjen e materialeve të mbledhjes. Ajo kërkoi që takimi të shtyhet ose të mbahet pa praninë e saj.

“Pesë minuta para takimit ma keni dhënë tabelën. Kjo është arsyeja pse nuk kam ardhur në takim. Nuk dua të kem konflikt me askënd,” deklaroi Llaban

Të ngjashme

Të fundit