23.2 C
New York
Saturday, June 7, 2025

Buy now

Dean Huijsen flet për takimin me Kylian Mbappe, por edhe atë final ndaj Cristiano Ronaldos

- Advertisement -

Dean Huijsen, blerja e re e Real Madridit, luajti një rol kyç në fitoren dramatike të Spanjës ndaj Francës me rezultat 5-4 në Stuttgart, duke e çuar skuadrën e tij në finalen e Ligës së Kombeve të UEFA-s kundër Portugalisë.

20-vjeçari ishte titullar në qendër të mbrojtjes dhe e përfundoi të gjithë ndeshjen. Pas takimit, Huijsen foli për bisedën me shokun e tij të skuadrës, Kylian Mbappé.

“Folëm pak dhe më mirëpriti, duke më thënë se do të shihemi së shpejti. Një djalë i mirë,” deklaroi Huijsen për Mundo Deportivo.

Duke folur për përballjen e radhës kundër Cristiano Ronaldos, Huijsen tregoi emocionin e tij.

“Për mua, ai është një nga më të mirët në histori. Për çdo fëmijë, për çdo të ri që luan kundër Ronaldos është një ëndërr. Le të shohim nëse do të mund ta ndaloj,” tha ai për COPE.

Të ngjashme

Të fundit