20.3 C
New York
Thursday, June 5, 2025

Buy now

Dea Mishel ngjall dyshime për një romance të re, shfaqet pranë një djali misterioz

- Advertisement -

Influencerja e njohur, Dea Mishel, ka ndezur rrjetin me një postim të fundit që ka nxitur spekulime për një lidhje të re romantike.

Në pamjet e ndara nga një koncert në Tiranë, Dea shihet duke kërcyer dhe shijuar atmosferën, por ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte praninë e një djali të panjohur në krahët e saj.

Në një video që po bën xhiron e rrjetit, Dea dhe djali shfaqen shumë të afërt, duke përqafuar njëri-tjetrin dhe duke ndarë çaste të ngrohta, çka ka bërë ndjekësit të pyesin: a është kjo një romancë e re?

Edhe pse nuk ka konfirmuar asgjë, afrimiteti i tyre nuk ka kaluar pa u vënë re. Ajo ka zgjedhur të ruajë privatësinë, duke mos zbuluar identitetin e djalit dhe pa e etiketuar në postim.

Për momentin mbetet mister nëse bëhet fjalë për një miqësi të ngushtë apo për fillimet e një lidhjeje të re – por një gjë është e sigurt: Dea di si ta mbajë publikun të intriguar.

Të ngjashme

Të fundit