Pas një periudhe ndarjeje, duket se zemrat e Dea Mishel dhe të ish-të dashurit të saj Isli janë bashkuar sërish.
Pushimet e tyre të fundit në një destinacion dimëror, janë dëshmitë që flasin për një rikthim në lidhje.
Sipas fotografive të publikuara nga Revista Bordo, çifti ka vendosur të japë një shans tjetër marrëdhënies që në të kaluarën kishte zgjatur plot pesë vjet.
Dea, e njohur për pjesëmarrjen e saj në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania, është kapur nga objektivi i fotoreporterëve në krah të Islit, duke i dhënë spekulimeve për një ribashkim.
Ndërprerja e lidhjes së tyre dy vjet më parë ishte shoqëruar me deklarata nga vetë Dea se dyshimet dhe mosmarrëveshjet ishin bërë shkak për largimin e tyre.
Xhelozia, në veçanti, u përmend si një faktor që e bënte të vështirë harmoninë në çift.