26.9 C
New York
Monday, July 7, 2025

Buy now

De Rossi: Tifozëria mund të na dojë edhe Mourinhon e edhe mua

- Advertisement -

Trajneri i ri i Romës, Daniele De Rossi, është i vetëdijshëm për dashurinë që tifozët e klubit kanë ende për Jose Mourinhon, por shpreson se ata do të kenë hapësirë në zemrat e tyre edhe për të.

De Rossi zëvendësoi Mourinhon të martën kur portugezi u shkarkua pas pakënaqësive që kishte zgjuar në klub mënyra e tij e drejtimit.

“Askënd nuk do ta pengojë asnjëherë dashuria që tifozët e kanë për Mourinhon, por asgjë nuk i pengon ata të më duan mua dhe të vazhdojnë të mbështesin ekipin në stadium”, ka thënë De Rossi në një konferencë për shtyp të premten.

Testi i parë i De Rossit si trajner i Romës vjen të shtunën me një ndeshje në shtëpi kundër Hellas Veronës.

“Do të isha i lumtur nëse do të ishim në top katërshe në fund të sezonit”, ka thënë ish-futbollisti i Romës tash trajner.

Të ngjashme

Të fundit