8.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

De Riu: Çështja e hapjes së Urës të Ibrit me qëllime tipike politike dhe elektorale, kemi dyshime të mëdha

- Advertisement -

Ambasadori dhe diplomati italian, Antonello De Riu ka thënë se çështja e rihapjes së Urës së Ibrit është duke u bërë për qëllime politike, simbolike dhe elektorale.

Ai në emisionin “Këndë i Debatit” në Tëvë1 ka deklaruar se në këtë pjesë kanë dyshime të mëdha dhe shpreson që autoritetet e Kosovës t’i marrin parasysh kërkesat e aleatëve.

“Ura nuk është e mbyllur, është e qarkullueshme qetësisht në këmbë. Ka qytetarë të etnisë serbe që shkojnë në pjesën jugore për Pazar, por ka edhe të jugut që shkojnë veri. Edhe unë eci lirshëm në atë urë, thjeshtë trafiku automobilistik nuk funksionon…Unë mendoj se kjo është pikërisht ky shembulli klasik, që të marrim një shembull qysh është rihapja e urës me qëllime tipike politike, simbolike dhe elektorale. Këto kemi dyshime të mëdha, i kemi shpreh… dhe shpresoj që autoritete e Kosovës të i marrin parasysh…”, ka thënë ai.

Ditë më parë gjatë seancës së Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje kërkuan që të zbatohet vendimi për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër.

Për këtë çështje, nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal kanë thënë për Tëvë1 se hapja e urës do të bëhet këtë verë.

Lidhur me deklaratat se së shpejti do të hapet Ura e Ibrit ka reaguar edhe BE-ja, duke thënë se kjo çështje zgjidhet me dialog.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit