E ardhmja e Frenkie De Jong në Barcelonë raportohet së është në dyshim.
Mesfushori holandez sipas medieve spanjolle, mund të largohet nga ‘Blaugranat’ gjatë verës për shkak të krizës financiare që gjendet klbi katalanas.
De Jong është i lidhur me transferimin tek Manchester United prej vitit të kaluar. Gjigantët e Premier Leagues janë duke e monitoruar situatën e 25 vjeçarit të cilin gjatë afatit kalimtar të verës që po vjen, do të provojnë të transferojnë në ‘Old Trafford’.
Reprezentuesi holandez siç raportohet, mund të qëndrojë në ‘Camp Nou’ vetëm nëse lojtari pranon ulje të pagës, diçka që holandezi nuk dëshiron ta marrë parasysh.
Ish-asi i Ajaxit thuhet po mendon seriozisht të largohet nga Barcelona në fund të këtij sezoni, dhe Manchester United mund të jetë destinacioni më i mundshëm i De Jong.