-5.7 C
New York
Saturday, February 22, 2025

Buy now

De Jong merr vendimin befasues për të ardhmen

- Advertisement -

Mesfushori Frenkie de Jong është i gatshëm t’i mbyllë spekulimet për të ardhmen duke rinovuar kontratën me Barcelonën.

Holandezi po hynë në 12 muajt e fundit të kontratës, ndërsa ka qenë i lidhur me largimin nga “Camp Nou” që disa vite, ku blaugranasit shpresonin ta largonin për t’i rritur financat për në verë.

De Jong nuk ishte në planet e Barcelonës verën e kaluar, mirëpo me ardhjen e Hansi Flick, situata ka ndryshuar tërësisht. “Mundo Deportivo” raporton se mesfushori është gati të rinovojë kontratën.

De Jong thuhet se është i lumtur me rolin e ri nën Flick, i cili e ka futur në formacionin bazë sapo është kthyer nga lëndimi.

Bisedimet për rinovimin e kontratës po vazhdojnë, ku lojtari do ta zbresë pagën, ashtu siç kërkon Barcelona për ta balancuar gjendjen financiare edhe më shumë.

Në rast që De Jong rinovon, atëherë do t’i bashkohet listës së rinovimeve me Pau Cubarsi, Ronald Araujo, Pedri dhe Gavi. Barcelona gjithashtu është në negociata për ta bindur edhe Jules Kounde ta rinovojë kontratën.

Ndërkohë, Barcelona sonte (e hënë) ka mundësinë e artë për të barazuar Real Madridin me pikë në La Liga, por duhet ta mposhtin Rayo Vallecanon.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit