E ardhmja e Frenkie de Jongut pritet të jetë e lidhur me kampionatin anglez.
Mesfushori holandez po kërkohet me të madhe nga Manchester United.
“Djajtë e Kuq” do ta bëjnë tentimin e fundit për futbollistin e Barcelonës, shkruan mediumi spanjoll “Sport”.
Por, përfaqësuesi holandez nuk dëshiron t’i bashkohet ish-trajnerit të tij, Erik ten Hag duke e pasur parasysh se Man Utd nuk do të luajë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Ditëve të fundit, në garë për ish-futbollistin e Ajaxit është futur edhe Chelsea.
Mediat britanike raportojnë se “Blues” janë më afër transferimit të mesfushorit kreativ.
De Jong nuk i ka thënë “jo” të prerë mundësisë së transferimit në “Stamford Bridge”, edhe pse dëshirë e tij është të qëndrojë në “Camp Nou”.
Sidoqoftë, Chelsea pritet t’i paguajë 80 milionë euro për blerjen e “Tulipanit”.
Nëse e shet De Jongun, Barça do ta blejë menjëherë futbollistin e Manchester Cityt, Bernardo Silva.