1.5 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

De Bruyne për formën e Cityt: Është pak kaos

- Advertisement -

Mesfushori Kevin de Bruyne ka pranuar se ka kaos në prapaskena te Manchester City, por mohoi raportimet për një atmosferë jo të mirë.

City ka humbur pesë ndeshje radhazi në të gjitha garat, ndërsa janë tetë pikë prapa liderit Liverpool.

De Bruyne që ka zhvilluar vetëm gjashtë paraqitje në Premierligë këtë sezon, ku vetëm katër ishte titullar megjithatë nënvizoi se atmosfera në kamp nuk është e keqe.

“Nuk do të thosha që është e zezë, por ka pak kaos. Kam parë shumë njerëz që kalojnë kah stafi mjekësor, pavarësisht a luajnë apo jo. Ka pasur shumë njerëz që luajnë që nuk duhet”.

“Ndodhi në ndeshjet ndaj Sporting, Brighton dhe Bournemouth. Kundër Tottenhamit ishte më normale. Nuk kam parë shumë ndryshime, të gjithë janë të prekur nga pesë humbjet. Duhet të lëvizim përpara”.

De Bruyne ndër të tjera nënvizoi se nuk është i shqetësuar për të ardhmen pavarësisht që kontrata i skadon në fundin e sezonit.

“Sinqerisht nuk e di. Në fillimin e sezonit, e dija se bisedimet do të nisin por pastaj u lëndova. Ishte parë të shkonte vetëm në disa ditë, por pastaj mungova për tetë apo nëntë javë. I kam lënë tani të gjitha anash”.

“Nuk jam i shqetësuar, jam mirë. Dua të luaj futboll sërish dhe për të ardhmen të shohim. Nuk e di. Nëse nuk do të ketë bisedime, atëherë do të jetë viti i fundit në klub”.

“Nuk kemi nevojë për të nxituar, ndihem rehat dhe nuk jam i shqetësuar”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit