3.5 C
New York
Friday, January 31, 2025

Buy now

De Bruyne merr vendimin për të ardhmen

- Advertisement -

Mesfushori Kevin de Bruyne shpreson t’i jep fund pasigurisë për të ardhmen, duke nënshkruar kontratë të re me Manchester Cityn.

Belgu ka hyrë në pesë muajt e fundit të kontratës aktuale dhe është lidhur që një kohë me largimin nga City në verë, me Arabinë Saudite që vlerësohet si destinacioni i mundshëm.

Sidoqoftë, “The Times” raporton se De Bruyne preferon të rinovojë me Man Cityn, që do t’ia vazhdonte qëndrimin në klub edhe për më shumë se 10 vite.

Për vendimin e De Bruyne ka luajtur rol lumturia e familjes në qytet si dhe dëshira për ta përfaqësuar Belgjikën në Kupën e Botës 2026, ku nëse ikën nga Evropa mund edhe ta humb vendin e titullarit.

Trajneri i Cityt Pep Guardiola gjithashtu ka konfirmuar se ka dëshirë që të vazhdojë bashkëpunimin me lojtarin, pavarësisht që belgu s’është më në formën më të mirë të mundshme.

Lëndimet e shpeshta kanë ndikuar që De Bruyne të bie në formë, si dhe këtë sezon të zhvillojë vetëm 11 paraqitje si titullar në Premierligë.

Negociatat nuk planifikon menjëherë, por De Bruyne duket i qetësuar për këtë situatë dhe është i gatshëm të ulët për të negociuar me Cityn kur të vjen koha e duhur.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit