José Mourinho po punon intensivisht me merkaton e dimrit që po afron dhe një ndër objektivat e tij më ambiciozë është një emër i madh: Kevin De Bruyne.
Drejtori sportiv i Fenerbahçes, Mario Branco, ka nisur tashmë kontaktet si me Manchester Cityn ashtu edhe me agjentin e mesfushorit të talentuar belg 33-vjeçar, raporton Bein Sports.
Interesi i klubit turk bazohet në disa rrethana të favorshme. Kontrata e De Bruyne me Cityn skadon në fund të sezonit aktual dhe negociatat për një zgjatje duket se kanë ngecur.
Për më tepër, në Angli raportojnë se marrëdhënia mes lojtarit dhe Pep Guardiolës mund të mos jetë më optimale, e kjo ka hapur rrugën për largimin e tij.
Por te gjigandët turq e dinë se operacioni nuk do të jetë i lehtë. Fenerbahçe përballet me konkurrencë të ashpër, veçanërisht nga klubet e Arabisë Saudite, të cilat kanë burimet financiare për të joshur belgun me oferta të konsiderueshme.
Pavarësisht sfidave, klubi turk mbetet me shpresë për të arritur një transferim historik që do të forconte ndjeshëm skuadrën e tyre.
Një tjetër emer që te Fenerbahçe po e ndjekin me vëmendje e janë gati të investojnë, është edhe ai i Vedat Muriqit. Sulmuesi i Majorkës kushton 10 mln Euro dhe klubi nga Stambolli e ka kapitalin për ta blerë atë.