9.6 C
New York
Wednesday, January 14, 2026

Buy now

DC Unitedi heq dorë nga Meriton Korenica

- Advertisement -

Meriton Korenica nuk është objektiv i skuadrës nga MLS, DC United, kanë raportuar të mërkurën mediumet në SHBA.

Thuhet se raportimet që DC Unitedi pothuajse ka marrëveshje me Clujin për transferimin e Korenicës nuk janë të vërteta.

Sipas gazetarit Toim Bogert, mesfushori i Kosovës nuk është objektiv i klubit amerikan në këtë kohë.

Kështu që, bazuar në këtë, atëherë Apollon Limassoli mbetet favorit për shërbimet e mesfushorit me tipare sulmuese.

Më herët ishte raportuar se DC Unitedi kishte ofruar 4 milionë dollar për Korenicën, ndërsa Cluji për ta lënë të lirë 29-vjeçarin po kërkon të paktën 4 milionë euro.

Sa i përket Apollonit, skuadra qipriote e para kishte bërë ofertë zyrtare prej 2 milionë eurosh për Korenicën dhe është në negociata me Clujin për shërbimet e tij, pasi beson se për 3 milionë euro mund të sigurojë shërbimet e tij.

Korenica në vitin 2024 iu bashkua Clujit dhe ka kontratë deri në vitin 2027, ndërsa këtë sezon ka shënuar 6 gola dhe ka bërë 7 asistime në 29 paraqitje.

Të ngjashme

Të fundit