Njohësi i çështjeve politike për Ballkanin Perëndimor, David Phillips shprehet kritik ndaj Bashkimit Evropian. Sipas tij blloku evropian ka humbur kredibilitetin në raport me Kosovën për shkak se po refuzon t’i liberalizojë vizat për kosovarët.
Bashkimi Evropian duket se e ka humbur integritetin ne raport me Kosovën.
Kjo meqë kosovarët ende nuk kanë mundësi të lëvizin të lirë në zonën Shengen.
Këtë arsye e rendit të si parën njohësi i çështjeve politike të Ballkanit Perëndimor për Tëvë1, David Phillips kur flet premtimet, siç i quan ai të dështuara të BE-së.
“Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është dashur të zgjidhet vite më parë kur u zgjidh kontesti kufitar mes Kosovës dhe Malit të Zi. Mosgatishmëria e BE-së për ta trajtuar çështjen vizave ngre shqetësime serioze në lidhje me integritetin e bllokut evropian. Si mundet Brukseli të ndërmjetësojë në mënyrë efektive një dialog ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për njohjen reciproke kur ai nuk dëshiron ose nuk është në gjendje të përmbushë detyrimet e veta”, deklaroi Phillips.
Phillips, si të paaftë BE-në e sheh edhe në negociata mes Kosovës dhe Serbisë, ku Brukseli është ndërmjetësuesi kryesor.
Prandaj ai i bënë thirrje administratës Biden, të ketë një rol më të madh në këtë proces.
“ Fakti që 5 shtete anëtare të BE-së ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, vë në dyshim integritetin e bllokut. Në vend që të lejojë BE-në të udhëheqë negociatat, administrata Biden duhet të ushtrojë një rol më të spikatur për Shtetet e Bashkuara duke i detyruar palët të veprojnë dhe duke kërkuar që BE të funksionojë në mënyrë më efektive si një ndërmjetës i ndershëm”, theksoi Phillips.
Kosovarët po shpresojnë që brenda këtij do të liberalizohen vizat.
Një gjë të tillë së fundmi e ka kërkuar edhe kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz.