David dhe Victoria Beckham kanë premtuar një milion funte (1.2 milion euro) për të ofruar ndihmë të menjëhershme për popullin e Ukrainës.
Futbollisti i pensionuar, 46 vjeç, bëri një apel urgjent përmes Fondit të tij “7” për UNICEF-in për të ndihmuar në ofrimin e mbështetjes për fëmijët e prekur në vendin e shkatërruar nga lufta.
Dhe burime pranë çiftit zbuluan për DailyMail se David dhe Victoria kanë dhuruar një milion funte (1.2 milionë euro) nga paratë e tyre për nismën e bamirësisë, shkruan DailyMail.

Shoku i tyre tha: “David dhe Victoria personalisht dhuruan një milion funte (1.2 milionë euro) për apelin e urgjencës të krijuar përmes Fondit “7” të dedikuar të Davidit për UNICEF-in. Ata donin të bënin gjithçka që mundeshin për të ndihmuar UNICEF-in në punën e tyre në terren në Ukrainë.
“David ka qenë ambasador i vullnetit të mirë për 17 vjet dhe mbledh miliona në vit për të mbështetur UNICEF-in dhe punën e tyre për fëmijët në mbarë botën”, tha burimi.https://central.gjirafa.com/renderer.html?v=1.1
“Kjo është përveç projekteve që ai financon nën ombrellën e Fondit të tij ‘7’, i cili synon të mbështesë fëmijët në mbarë botën, veçanërisht vajzat që të kuptojnë potencialin e tyre”, theksoi burimi pranë çiftit.
Përmes një postimi në Instagram të martën, David tha: “Ashtu si ju, unë kam parë situatën në Ukrainë të shpaloset me tmerr dhe mosbesim”.
“Nënat detyrohen të ikin me fëmijët e tyre. Familje të copëtuara. Fëmijë të marrë nga shtretërit e tyre për t’u bërë refugjatë brenda natës”, tha ish-futbollisti.