20.3 C
New York
Friday, November 1, 2024

Buy now

David Bekcham “gdhend” te gishti i mesit një tatuazh për gruan

- Advertisement -

David Bekcham sapo ka ‘gdhendur’ në trupin e tij një tatuazh të ri për bashkëshorten e tij Victoria.

48-vjeçari ka shkruar ‘Posh’ në pjesën e poshtme të gishtit të mesit, si një shenjë dashurie për të kaluarën e yllit të popit e cila emërtohej si “Posh” i grupit “Spice Girls”.

David mund të jetë frymëzuar nga djali i tij Cruz, i cili bëri tatuazhin “Posh” në krahun e tij.

Veç këtij tatuazhi, David ka të shkruar në trup emrat e 4 fëmijëve: Brooklyn 24 vjeç, Romeo 21 vjeç Cruz 18 vjeç dhe Harper 12 vjeç. Emri i Brooklyn ndodhet në pjesën e poshtme të shpinës,  ndërsa i Harper në qafë. Për Romeon dhe Cruz, ish-futbollisti ka zgjedhur të gdhendë nga një engjëll të madh.

Ai ka dhe shumë tatuazhe në gjoks, krahë dhe gishta, të cilat nuk ngurron t’i ekspozojë kur bëhet imazh në reklama të ndryshme.

Kujtojmë se David u cilësua “mashkulli më seksi në botë” nga revista ‘People’ në vitin 2015.  Edhe tani që ai po i afrohet të 50-ave, sa herë e pyesin për procesin e plakjes duket krejtësisht i pashqetësuar.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit