13.1 C
New York
Monday, April 21, 2025

Buy now

David Beckham zbulon sakrificën që bëri për reklamën e “Boss”

- Advertisement -

Ish-futbollisti David Beckham ka zbuluar se kishte hequr dorë nga alkooli për 14 javë në mënyrë që të ishte në formën më të mirë për xhirimet në reklamën e “Boss”, që debutoi në janar të vitit 2025.

Ai potencoi se e gjithë reklama shkoi për mrekulli pasi kishte stërvitur për 14 javë rresht.

“Unë në fakt i thashë ekipit tim, nuk do të kthehem në të brendshmet e mia. Dhe më pas ne nënshkruam marrëveshjen me Boss”, tha Beckham.

Ish-futbollisti zbuloi se kishte hequr dorë nga alkooli për 14 javë në mënyrë që të merrte formën maksimale për xhirimet, e cila debutoi në janar 2025.

Ndërkaq, ish-kapiteni i Anglisë, dokumentari i të cilit në Netflix, “Beckham” u publikua në vitin 2023, zbuloi gjithashtu se “The Last Dance” i Michael Jordan ishte frymëzimi për të.

Teksa i afrohet ditëlindjes së tij të 50-të, Beckham pranoi se ai ka pak interes për një festë luksoze, megjithëse Victoria mund të ketë plane të tjera. (Foto: Çifti duke shpallur fejesën e tyre në janar 1998)

Të ngjashme

Të fundit