18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

David Beckham për transferimin e Mbappe në Real Madrid: Është moment i veçantë edhe për Spanjën

- Advertisement -

Shumë legjenda të futbollit kanë komentuar kalimin e Kylian Mbappe tek Real Madridi.

Edhe legjenda e futbollit, David Beckham ka folur i emocionuar për këtë tranfer.

Këtë transferim Beckham e sheh si të veçantë jo vetëm për Madridin por për të gjithë Spanjën.

“Është një moment shumë i veçantë, jo vetëm për Madridin, por për të gjithë Spanjën… të shohësh një lojtar si ai [Mbappe] të vijë në La Liga. Unë mendoj se ai është një lojtar i veçantë dhe një person i veçantë. Jam i lumtur për të, jam i lumtur për Madridin. Ai është një lojtar i madh, një person i madh dhe i bashkohet një klubi të madh”, u shpreh Beckham.

Mbappe do të bashkohet me madrilenët pasi kontrata e tij me PSG- në skadon më 1 korrik 2024

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit