David Beckham ka vetëm një rregull për fëmijët e tij kur bëhet fjalë për të bërë tatuazhin e tyre të parë dhe duket se djali i tij i madh, Brooklyn, thuajse e theu atë.
Ish-futbollisti profesionist, 48-vjeç, numëron shumë tatuazhe në trupin e tij dhe duket se djali i tij, ka ndjekur hapat e Beckham, duke bërë mbi 100 tatuazhe në trup.
Brooklyn ka disa tatuazhe dedikuar bashkëshortes së tij, Nicola Peltz 28-vjeçe, me të cilën u martua në prillin e vitit 2022, në një ceremoni në Palm Beach në Florida.
Ai ka portretin e Nicola-s në pjesën e sipërme të krahut, të shoqëruar me tekstin e këngës me të cilën dhanë betimin e tyre të dashurisë.
Babai i katër fëmijëve, David, ka patur një kërkesë kur djali i tij, dëshironte të bënte tatuazhin e tij të parë.
“Gjithmonë i kam thënë se kur të bënte tatuazhin e tij të parë, unë doja të isha i pranishëm”, ka thënë David gjatë një intervistë të dhënë për “The Late Late Show”
Ai kujtoi momentin kur Brooklyn thuajse e theu këtë rregull pasi shkoi në një studio tatuazhesh me të dashurën e tij dhe ishte tunduar për të bërë tatuazhin e tij të parë.
“Miku im më telefonoi dhe me tha se kishte parë Brooklyn në një studio tatuazhesh kështu që menjëherë e mora në telefon dhe e pyeta se ku ishte. Ai me tha se ishte duke shkuar për një darkë ndërkohë që unë e pyeta sërish nëse ishte i sigurt që po shkonte në restorant”.
Më pas Brooklyn i kishte treguar se kishte qënë në një studio tatuazhesh dhe se ishte tunduar të bënte diçka.
“Por të kujtohet, më ke premtuar dhe unë jam babai yt. Do të ndihesha vërtet keq nëse do e kishe bërë“, i kishte thënë David të birit të tij, i cili fatmirësisht nuk e kishte bërë dhe kishte pritur të ishte me babain e tij.