Home Lajme Dauti: Walkeri e pyeti Escobarin pse Kurti po ankohet se Escobari e Lajçaku po e favorizojnë Vuçiqin

Dauti: Walkeri e pyeti Escobarin pse Kurti po ankohet se Escobari e Lajçaku po e favorizojnë Vuçiqin

0
Dauti: Walkeri e pyeti Escobarin pse Kurti po ankohet se Escobari e Lajçaku po e favorizojnë Vuçiqin

Kryetari i Këshillit Shqiptaro-Amerikan, Haxhi Dauti, javën e kaluar është takuar me ish-ambasadorin Willian Wolker dhe të dërguarin special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Dauti dha detaje për bisedën që pati me Walkerin e Escobarin, duke thënë se takimi nisi pak ashpër, pasi Walker donte të dinte se cili është qëndrimi i ShBA-së dhe BE-së me çështjen e Kosovës dhe situatës në veri.

“Walkeri i bëri disa pyetje Escobarit, ku pyetja e parë ishte pse ankohet Qeveria e Kosovës se Escobari dhe Lajcaku e Borrelli më tepër e favorizojnë Vuçiqin, kurse ndaj Kosovës po sillen më rreptë”.

“Escobari tha se kjo nuk është e vërtetë dhe se ai është për ta bërë punën e tij që i është dhënë nga Departamenti i Shtetit”.

“Walker pyeti se si është e mundur se një sllovak e një spanjoll të merren me çështjen e Kosovës për paqe me Serbinë. Ndërsa, Escobari tha se Lajçaku nuk e përfaqëson Bratisllavën dhe Borrelli Spanjën. Këta janë përfaqësues të BE-së. Ai tha se “ne veprojmë me parimet e BE-së, me planin franko-gjerman, për të cilin u dakorduan në Ohër” dhe tha se problemi më i madh është Asociacioni. Asociacioni tha është i nënshkruar në vitin 2013 dhe 2015 dhe me ky plan duhet patjetër të zbatohet”.

“Ndërsa, Walkeriu përgjigj se nuk ka dëgjuar asnjëherë se në një shtet ekziston ndonjë lloj Asociacioni, pra brenda një shteti të ketë një shtet tjetër”, tha Dauti në “Edicioni Special” në Klan Kosova.

Tutje, sipas Dautit, Walker ka pyetur Escobarin se si do të veprojë Asociacionit, teksa siç tha ai, Escobari është përgjigjur se “Asociacioni do të veprojë brenda Kushtetutës së Kosovës dhe do të përdoret për çështje elementare, si gjuha, kultura e aktivitete të ndryshme, por jo me më shumë fuqi”.

Exit mobile version