8.7 C
New York
Thursday, November 13, 2025

Buy now

Dauti: Mbretëria e Bashkuar mbetet ndër aleatët më të mëdhenj të Kosovës

- Advertisement -

Gazetari i politikës britanike, Daut Dauti, ka thënë se Mbretëria e Bashkuar mbetet ndër aleatët më të mëdhenj të Kosovës.

Në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova, Dauti theksoi se qëndrimi britanik ndaj Kosovës ka qenë i pandryshuar, pavarësisht se cila parti ka qenë në pushtet.

“Siç e kanë potencuar disa herë, britanikët, në të gjitha qeveritë deri tash, qoftë ajo konservatore apo ajo laburiste, nuk janë larguar nga qëndrimi i mëparshëm. Ata e konsiderojnë Kosovën si shtetin më të rëndësishëm dhe më mik që kanë në Ballkan. Është e rëndësishme për ta, sepse çdo gjë që lajmërohet në aspektin e sigurisë në Ballkan reflektohet drejtpërdrejt në sigurinë e Britanisë së Madhe.

Këtë e kemi parë edhe gjatë luftës së Kosovës, kur Britania e Madhe dhe ShBA-ja u detyruan të ndërhyjnë, të bëjnë gjithë ato harxhime dhe planifikime, jo vetëm gjatë, por edhe pas luftës,  duke përfshirë investime dhe aktivitete të tjera.

Tani, siç duket, shtetet e Perëndimit janë bërë më të vetëdijshme dhe duan të parandalojnë çdo gjë që mund të ndodhë, sikurse rasti i shpërbërjes së Jugosllavisë, ku më së keqi e pësuan boshnjakët, por as në Kosovë situata nuk ishte më e mirë”, tha Dauti. /Klankosova.tv

*Klikoni

Të ngjashme

Të fundit