6.7 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Dauti: Kosovës nuk i duhet një Ambasadë në Londër, por një përfaqësi e vogël diplomatike

- Advertisement -

Gazetari Daut Dauti që jetov e vepron në Angli, ka folur rreth blerjes së Ambasadës së re nga Kosova në këtë shtet, në vlerë prej 7.4 milionë eurosh.

Dauti fillimisht ka pyetur nëse kjo shumë është e përballueshme për Kosovën.

“Çmimi 7. 4 milionë euro nuk është i lartë për ata që kanë para, siç janë aristokratët anglezë, sheikët arabë dhe oligarkët rusë, të cilët janë vendosur në këtë rajon. Por, a është ky çmim i përballueshëm për Kosovën, buxheti i të cilit shtet me siguri është më i varfër se i një sheikut më të vogël?”, ka shkruar Dauti.

Sipas tij Kosova nuk ka nevojë për Ambasadë në Londër për shkak që britanikët i kryejnë punët e Kosovës, më mirë se vet Kosova.

“Nëse e keni parasyshë që mardhëniet ekonomike apo tregtare janë pothuaj inekzistente, atëherë arsyeja për ambasadë venitet edhe më shumë. Por, Kosovës i duhet patjetër një përfaqësi diplomatike në Londër për shkak se kështu e do puna. Pra, i duhet një ndërtesë e vogël. Këtu gjëja më kryesore është që britanikët të kenë përfaqësi sa më të madhe në Kosovë”, ka deklaruar Dauti.

Ai në fund ka thënë që në Londër do të duhej të ishte prezente një qendër kulturore që do t’i lidhte shyqiptarët e Londrës më shumë me atdheun.

“Tek e fundit, shqiptarët e Kosovës në Londër në aspektin kulturor gjithmonë kanë kryer punë më shumë se ambasada. Dhe, kështu do të vazhdojë kjo punë, pa marrë parasyshë qëndrimin e qeverive në Prishtinë. Ndoshta brenda kësaj ambasade të re gjendet hapësirë për një qendër kulturore”, ka përfunduar Dauti.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit