Historiani Daut Dauti ka thënë se pas daljes nga Bashkimi Evropian, do të jetë shumë e vështirë që në mënyrë individuale t’i bindë shtetet e BE-së që të ndërmerren masa ndaj Serbisë.
Por, Dauti tha se në mënyrë unilaterale, ka gjasa që Briania e Madhe të ndërmerr masa ndaj Qeverisë së Serbisë.
“Në Londër, nga njohësit e politikës por edhe në media shpesh thuhet se Britania e Madhe e ka marrë rolin e mbrojtësit të Kosovës dhe kjo është dicka e mirë”, tha Dauti në Edicionin Special në Klan Kosova.
Më tej, ai u shpreh se ishte Briania e Madhe që me anë të deputetëve të saj tregonte se po mblidhen armë në Kosovë të cilat do të përdorëshin për terrorizëm.
“Është fat i mirë për Ballkanin por edhe për Kosovën pasi qeveria në Londër tregon një kujdes të madh për Kosovën”, tha ai.