Home Zgjedhjet 2025 Daut Haradinaj viziton ELKOS Group: Jemi të nderuar që e kemi në listën për deputet Egzon Kelmendin

Daut Haradinaj viziton ELKOS Group: Jemi të nderuar që e kemi në listën për deputet Egzon Kelmendin

0
Daut Haradinaj viziton ELKOS Group: Jemi të nderuar që e kemi në listën për deputet Egzon Kelmendin

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka vizituar sot kompaninë ELKOS Group.

Daut Haradinaj ka thënë se edhepse mungoi përkrahja e shtetit, ELKOS Group nuk ndaloi së qenuri një nga taksapaguesit dhe punëdhënësit më të mëdhenj në Kosovë.

“Jemi të nderuar që në listë kemi Egzon Ramiz Kelmendin. Egzoni trashëgoi nga i ati ambicien për biznesin, duke e shumëfishuar dhe shndërruar në një gjigant punëdhënës. Me prodhim dhe tregti të shpërndarë në të gjithë Kosovën, pavarësisht sfidave të viteve të fundit, ata nuk u dorëzuan. Kështu dinë vetëm pejanët punëtorë, që biznesin e kanë në ADN, e të mirat i korr e gjithë Kosova. Edhepse mungoi përkrahja e shtetit, ELKOS Group nuk ndaloi së qenuri një nga taksapaguesit dhe punëdhënësit më të mëdhenj në Republikën e Kosovës”, ka thënë Daut Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se Peja do të rikthehet në atë që ishte – thesari i Kosovës.

“Peja do të rikthehet në atë që ishte – thesari i Kosovës. Me njerëzit e saj punëtorë, të talentuar e ambiciozë: Pejë KAMPIONE!

Ky është zotim”, është shprehur Haradinaj.

Exit mobile version