24.3 C
New York
Monday, July 14, 2025

Buy now

Daut Haradinaj: Vepra e Shaban Polluzhës dhe Mehmet Gradicës, nderon trojet shqiptare

- Advertisement -

Anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj ka kujtuar heronjtë e kombit, Shaban Polluzha dhe Mehmet Gradica.

Haradinaj ka thënë se me veprën e tyre ata nderuan trojet shqiptare.

“Figura e tyre mbetet vlerë e shenjtë e historisë sonë kombëtare. Ata me veprën e tyre nderuan Drenicën dhe gjithë trojet tona”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë i Daut Haradinajt:

Heronjtë e shquar të kombit Shaban Polluzha dhe Mehmet Gradica, ranë heroikisht në luftim me forcat ushtarake komuniste jugosllave, që po ushtronin terror ndaj popullit shqiptar në përfundim të Luftës së Dytë Botërore. Në përvjetorin e rënies, bashkë me mikun tim Zeqir Kiqinën, nderuam veprën e tyre sublime e njëkohësisht kishim nderin që të takojmë edhe familjarë e bashkëvendas të heronjve. Figura e tyre mbetet vlerë e shenjtë e historisë sonë kombëtare. Ata me veprën e tyre nderuan Drenicën dhe gjithë trojet tona.

Të ngjashme

Të fundit