Haradinaj ka treguar dy “top prioritetet” e tij personale.

“Veteranët e luftës sot po zgjedhin udhëheqësin e ri. Në këtë kuvend pata rastin të takoj figura emblematike të kohës së luftës dhe aktivistë të devotshëm të kombit. Gjatë bashkëbisedimit, tema kryesore ishte gjykimi i padrejtë i krerëve të UÇK-së dhe ndryshimi urgjent i ligjit të veteranëve, si dhe trajtimi i tyre me dinjitet. Mandatin e ardhshëm, top prioritet personal i imi do të jetë zgjidhja e këtyre dy temave.

Kur ka vullnet, gjithçka është e mundshme, e vullneti s’do të mungojë aty ku duhet.

Suksese atyre që zgjidhen sot në krye të OVL UÇK!

Përkrahja s’do t’ju mungojë!” – ka shkruar Haradinaj.