Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka reaguar me dhembje pas tragjedisë që ka ndodhur në Gjakovë, ku tre persona kanë humbur jetën.
Haradinaj ka shprehur pikëllimin e tij për këtë humbje të rëndë, duke e cilësuar ditën që duhej të ishte festë fitoreje si një moment zie dhe reflektimi.
“Në ditët më të zeza kemi gjetur forcën, e në ditë si kjo duhet të mbledhim gjithë forcën për të vazhduar përpara. Tre engjëj sot shkuan në amshim. Me dhimbjen më të madhe për ta, do të vazhdojmë rrugën për të ardhmen e fëmijëve të tjerë, që duhet ta gëzojnë Kosovën,” ka shkruar ai.
Haradinaj ka bërë thirrje për unitet dhe forcë për të ecur përpara, duke theksuar se kjo ngjarje tragjike është një betim për një Kosovë me më shumë shpresë dhe siguri.