-1.3 C
New York
Friday, January 24, 2025

Buy now

Daut Haradinaj reagon për faturat e rrymës: Ne po paguajmë për GEN-in serb, ky është krim

- Advertisement -

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj qeverisë lidhur me faturat e rrymës të këtij muaji me çmime astronomike.

Daut Haradinaj ka thënë se kjo qeveri po abuzon me popullin.

“Nëse ka pasë ndonjëherë abuzim me popull është kjo që po ndodh tani nga kjo qeveri. Faturat e rrymës që po shpërndahen sot me çmime astronomike, janë dëshmi e abuzimit kriminal të bandës energjetike. Urgjent duhet me u ngrit i madh e i vogël me e ndalu këtë shkatërrim”, ka thënë Daut Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se populli paguan për GEN-in serb.

“Ne paguajmë për GEN-in serb, ky është krim dhe kjo është arsyeja se pse u ndërpre projekti për termocentralin e ri”, është shprehur Haradinaj.

https://www.facebook.com/share/p/163fcXkeae/?mibextid=wwXIfr

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit