Gjenerali i UÇK-së, Daut Haradinaj, ishte pjesë e Kuvendit për zgjedhjen e udhëheqjes së re të OVL-UÇK-së.
Haradinaj që njëherit është edhe kandidat për deputet të Kuvendit të Kosovës nga AAK, ka thënë se gjatë bashkëbisedimit, tema kryesore ishte gjykimi i padrejtë i krerëve të UÇK-së dhe ndryshimi urgjent i ligjit të veteranëve.
Tutje ai tha se në mandatin e ardhshëm, top prioritet personal i tij do të jetë zgjidhja e këtyre dy temave.
Postimi i plotë i tij:
Veteranët e luftës sot po zgjedhin udhëheqësin e ri. Në këtë kuvend pata rastin të takoj figura emblematike të kohës së luftës dhe aktivistë të devotshëm të kombit. Gjatë bashkëbisedimit, tema kryesore ishte gjykimi i padrejtë i krerëve të UÇK-së dhe ndryshimi urgjent i ligjit të veteranëve, si dhe trajtimi i tyre me dinjitet. Mandatin e ardhshëm, top prioritet personal i imi do të jetë zgjidhja e këtyre dy temave.
Kur ka vullnet, gjithçka është e mundshme, e vullneti s’do të mungojë aty ku duhet.
Suksese atyre që zgjidhen sot në krye të OVL UÇK!
Përkrahja s’do t’ju mungojë!