-7.1 C
New York
Thursday, January 23, 2025

Buy now

Daut Haradinaj: Në secilën zonë të Kosovës, fryma e Kosovës Fituese po ndjehet si kurrë më parë

- Advertisement -

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se qeveria Kurti e ka rënduar jetën e qytetarëve, pa rrymë e me fatura të trefishuara.

Kështu ka thënë Daut Haradinaj në një tubim me qytetarë në Gadime të Lipjanit.

“Në secilën zonë të Kosovës, fryma e Kosovës Fituese po ndjehet si kurrë më parë. Kjo qeveri e ka rënduar jetën e qytetarëve, pa rrymë e me fatura të trefishuara, të gjithë po e përjetojnë gjendjen e rëndë ekonomike, shtëpi të boshatisura me prindër të vetmuar sepse fëmijët u larguan për mundësi më të mira e jetë më dinjitoze, ndërkohë Kryeministri vazhdon e tallet me batuta të mizës e dhisë. Gjendja është serioze, nëse nuk e ndalim këtë degradim, Kosova do të zbrazet si në kohë luftë”, ka thënë Daut Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se lista e AAK-së po merr besimin e merituar, disponimi i njerëzve është për një Kosovë që fiton, një Kosovë të sigurtë.

“Sonte në Gadime të Lipjanit, në mesin e kolegëve e qytetarëve, pashë se si lista jonë po merr besimin e merituar, disponimi i njerëzve është për një Kosovë që fiton, një Kosovë të sigurtë, një Kosovë të zhvilluar për të gjithë, një Kosovë në NATO.

Ju siguroj që do dalim faqebardhë secili që rrumbullakëson numrin 137!

Krenar me ju”, ka thënë Daut Haradinaj.

https://www.facebook.com/share/p/1EqaGU1x8X/?mibextid=wwXIfr

 

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit