14.5 C
New York
Saturday, May 10, 2025

Buy now

Daut Haradinaj në mbështetje të kërkesave të Policisë: Turp për këtë qeveri injorantësh

- Advertisement -

Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, i ka dalë në mbështetje policisë së Kosovës lidhur me kërkesat e tyre drejtuar qeverisë së Kosovës.

Përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, Daut Haradinaj ka thënë se Kuvendi duhet të thërras seancë të jashtëzakonshme për këtë temë.

“Kuvendi i Kosovës ta thërrasë një seancë të jashtëzakonshme për këtë temë dhe të marrë një vendim të shpejtë”, ka thënë Daut Haradinaj.

Reagimi i plotë:

Vepro kryeministër!

Policia e Kosovës me kërkesa legjitime dhe shumë të arsyeshme. Kuvendi i Kosovës ta thërrasë një seancë të jashtëzakonshme për këtë temë dhe të marrë një vendim të shpejtë!

Përndryshe turp për këtë qeveri injorantësh.

 

Të ngjashme

Të fundit