Kandidati për deputet i AAK-së, Daut Haradinaj, ka vazhduar takimet elektorale.
Ai mbrëmë ka takuar banorët e Irzniqi.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se bashkë do të vazhdohet ajo që është nisur.
“E mbylla natën në Irzniq me burrat e jashtëzakonshëm të këtij fshati. Jam krenar me këta bashkëvendas që asnjëherë nuk ju ndanë idealit të Kosovës. Bashkë do t’a vazhdojmë atë që kemi nisur, tash në paqe dhe në rresht me ushtritë e paqes. AAK 137”, ka shkruar Haradinaj.